Është vetëm muaji i parë i vitit 2020 dhe fansat janë të mendimit që tashmë ka ndodhur momenti më i mirë dhe i shumëpritur i këtij viti.
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të rëndësishme për aktrimet më të mira në filma dhe seritë televizive të vitit që lamë pas, SAG Awards.
E ndër aktorët që u vlerësuan me çmime për performancat e tyre ishin edhe Brad Pitt për rolin në filmin ‘Once Upon e Time in Hollywood’ dhe Jennifer Aniston për rolin e saj në serialin ‘The Morning Show’, shkruan Gzaeta Express.
Këto fitore sollën edhe momentin më të përfolur të mbrëmjes e padyshim edhe të këtij muaji të parë të vitit të ri.
Derisa Pitt bëri fjalimin e tij të fitores, Aniston e shikoi me shmë vëmendje dhe e duartrokiti, ndërsa gjithçka ndodhi pas fitores së Jennifer Aniston.
Ajo është shfaqur shumë e befasuar kur e mori çmimin dhe u shfaq e emocionuar në skenë, ndërsa Brad Pitt i cili ishte në prapaskenë ndaloi gjithçka për të parë momentin e fitores së Jen nga një ekran.
Ai më pas e ka pritur ish-bashkëshorten e tij, për ta uruar dhe për ta përshëndetur dhe ky moment është kapur në fotografi të shumta, dreisa ata po përqafoheshin dhe Pitt nuk ia lëshonte dorën.
Pit dhe Aniston kanë qenë të martuar nga viti 2000 deri në vitin 2005, kur ai e tradhtoi me Angelina Jolie dhe u divorcuan pas filmit ‘Mr. & Mrs. Smith’.
E megjithëse fansat janë ‘të çmendur’ për një ribashkim të tyre, tash pasi të dytë janë beqarë, disa prej tyre nuk jnaë dakord që një grua e mrekullueshme si Jennifer t’i kthehet një mashkulli i cili nuk e ka respektuar.