Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 7 të arrestuarit gjatë operacionit “Tranzit”.
Mes të arrestuarve është dhe vëllai i ish shefit të qarkullimit të Dibrës.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për Edmond Rajta, Pajtim Aga, Shkëlzen Mazari, Devis Mija
Fatjon (Paulin) Dodaj, Marsida Piperi, Arjet Halilaj.
Prokurori Robert Kote është shprehur se prova më e fortë janë përgjimet dhe sekuestrimi i ngarkesës prej 32.5 kg në formë çokollate
Gjykata e Tiranës pritet të japë nesër vendimin lidhur me masën e sigurisë për të arrestuarit të cilët u prangosën të shtunën e 18 janarit.
Sipas policisë kanabisi çokollatë ishte siguruar në shtetin grek dhe kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet kufirit nga Konispoli nga dy shtetas me banim në Gjirokastër.
Pajtim Aga njihet si biznesmen në Dibër. Ai ka pasur në pronësi dhe një televizion kabllor.
g.kosovari