Një ngjarje shokuese për një familje në fshatin Vasjar të Memaliajt. Prindërit e një 18 vjeçare e kanë gjetur vajzën në orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar në spital.
Mirela Beta nga Vasjari i Memaliaj ka shkuar në gjendje të rënduar në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës.
Ajo ka humbur jetën pasi kishte konsumuar lëndë helmuese, konfirmuan bluzat e bardha për gazetën Panorama.
Vajza, mësohet se ndodhej në gjendje depresive kohët e fundit, pas humbjes së bashkëshortit tre muaj më parë.
Ky i fundit, vdiq pas një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit. Në këto kushte, duke mos pranuar dot humbjen e rëndë dhe tragjike, e reja i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar lëndë helmuese.
g.kosovari