Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se askush nuk do ta marrë në dorëzim rrugën e Çukasit, pasi është punuar pa cilësi.
“Java e fundit. Po e nis javën me kompaninë nën kontratë që po ndërton kanalet në degën e Çukasit, kompanine ALBA, kryesisht në fshatrat Zhelizhan e Mazhaj; harrojeni se do ua marrë kush në dorëzim këto rrugë! Ju kam kërkuar atë që keni ne kontratë: të riktheni në gjendjen e mëparshme rrugët/kanalet që prishni!”, u shpreh Braçe.
“Keni hedhur kaq çakull e me këtë cilësi të shtunën dhe dje!Harrojeni! Kthehuni dhe bëni rrugët/kanalet siç duhet.Të premten mbaron afati! Ose ktheni rrugët e kanalet në gjendje optimale, ose ndërpritet puna kudo dhe kostot do i paguani ju! Punë të mbarë!”, shprehet ai.
/a.r