Instagram është një nga rrjetet sociale më popullore, ku miliona përdorues postojnë fotografi dhe video. Aplikacioni, në pronësi të kompanisë “Facebook”, ka shtuar së fundmi një opsion të ri në vazhdën e përditësimeve që po pëson.
Sipas këtij opsioni të ri, ju mund të shikoni se sa persona kanë ruajtur fotot që ju keni publikuar në Instagram, një tregues i mirë ky për të parë sa i “suksesshëm” ka qenë postimi.
Por, për të përdorur këtë opsion, do të duhet që përdoruesit të kalojnë në profilin “Biznes” në Instagram.
Këtë të fundit mund ta gjeni tek “Settings” dhe përzgjidhni “Switch to Business Profile”. Aty do t’ju kërkohet që të lidheni me një faqe biznesi në Facebook dhe më pas zgjidhni një kategori për profilin tuaj. Pas kësaj, vendosni adresën e email dhe një numër telefoni.
Opsioni i ri ju tregon numrin sa vetë kanë ruajtur foton tuaj, por nuk shfaq identitetin e përdoruesve që e kanë ruajtur.
/a.r