Një nga të plagosurit në Vlorë mbrëmjen e sotme që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit është Nikollaq Çepaj (Taullaraj). Ai sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’.
Por pas daljes nga burgu, 36-vjeçarit iu bë atentat dhe tashmë ndodhet i plagosur në spital.
Bashkë me të, mbrëmjen e sotme mbeti i plagosur edhe kunati i tij, Ronald Çepaj. Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e saj.
Ndërkohë, pista e parë që po hetohet nga policia për ngjarjen është hakmarrja.