Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku dy aktorë humbën jetën pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.
Lajmin e hidhur e bëri publik rrjeti meksikan Televisa. Aktorët Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke provuar një skenë të enjten kur ndodhi aksidenti- thuhet në deklaratë.
“Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne i dërgojmë ngushëllimet tona,”- vazhdon më tej deklarata. Produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti por detaje të tjera nuk u bënë publike.
Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke xhiruar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta).
g.kosovari