“Rama ka vetëm një shans për të mos hyrë në burg, të bëhet President!”
Këtë deklaratë e bëri deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi gjatë një debati në emisionin 360 Gradë në RTV Ora avokatin Genc Gjokutaj.
Gjuzi: Ai që lëshon parlamentin është anarkist. Unë e kisha pasur gabim tek ai bulevardi i skuqur por këtë e sheh drejtësia më vonë. Nuk mund t’i shpëtojë askush në këtë vend drejtësisë.
Gjokutaj: Ore a e hani dot Ramën ju? Kjo është pyetja.
Gjuzi: Nuk e hajmë ne Ramën, nuk jemi kanibalë.
Gjokutaj: Jo nga pikëpamja gastronomike por a e hani dot politikisht? Se mbase bërtet kot Basha aty.
Gjuzi: Rama është i mbaruar. Ai ka një shans. Ligji parashikon që Presidenti nuk hyn në burg. I vetmi shans që e shpëton Ramën për të mos hyrë në burg. Të shkojë në presidencë që të mos ketë përgjegjësi si pasojë e Kushtetutës që e mbron, ndryshe është kontigjent burgu.
Për më tepër ndiqni debatin e plotë.
/a.r