Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Mathew Palmer, të dërguarin e Veçantë të SHBA për Ballkanin Perëndimor.
Mësohet se në takim u diskutua qëndrimi i Shqipërisë mbi Iranin, por edhe marrëveshja e palëve politike për t’u ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore.
“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
/a.r