Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha sot para mediave se Partia Demokratike i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës së kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj.
Ndërkohë, edhe pse Bardhi e shiti si një zbulim të madh të “selisë blu”, kandidimi i Malaj është verifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku firmëtarë të vendimit kanë qenë edhe përfaqësuesit e opozitës.
Ai ka marrë dakortësinë nga KQZ, ku sipas një shkrese të datës 15 maj 2019, anëtarët e komisionit vendosën:
“Njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazhdimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatit për
kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë
Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.”
Më poshtë po përcjellim tekstin e plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe dëgjoi diskutimet
e të pranishmëve,
“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për kryetar, Bashkia Mat, Z.Agron
Rufat Malaj,në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen
ose ushtrojnë funksione publike”.
VËREN
Në bazё të nenit 67, pika 2 dhe nenit 72 dhe 165, pika 3 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008
“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka
depozituar në KQZ Kërkesën për rregjistrimin e Z.Agron Rufat Malaj si kandidat për kryetar të
bashkisë Mat.
Gjithashtu z.Agron Rufat Malaj në përputhje me nenin 5, pika 4, gërma a të ligjit 138/2015 “Për
garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,
ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, si organi
kompetent për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin në
funksionin publik ku përfshihet dhe funksioni Kryetarit të bashkisë.
Nga verifikimi i formularit të vetëdeklarimit, rezulton z. Agron Rufat Malaj ka deklaruar, se me
Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, nr.57 datë 07.10.1999 është deklaruar fajtor për
veprën penale “Armëmbajtie pa leje”, parashikuar nga neni 278/ Kodi Penal dhe është dënuar më
10 muaj burgim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të
personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Kreut V, pika 2, germa b
dhe pikës 3, germa c, të vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të
detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, me shkresat nr. 3449
prot., datë 15.05.2019 dhe nr. 3451 prot., datë 13.05.2019 ka kërkuar informacion nga zyra e
gjendjes dhe zyra e gjendjes gjyqësore për kandidatët për Kryetar Bashkie, që kanë dorëzuar
formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Zyra e gjendjes gjyqësore ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, verifikimin e
gjendjes gjyqësore, sipas së cilës rezulton se;
Z. Agron Malaj në bazë të me vendim nr.57, dt. 07/10/1999, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Mat e
ka deklaruar fajtor për veprën penale të mbajtjes pa leje të armeve luftarake, parashikuar nga
neni 278/2 k.p. e dënon me 10 (dhjetë) muaj burgim. Rehabilituar në bazë të nenit 69 kodi
penal.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, referuar pikës 2, paragrafi i fundit, të Kreut V të vendimit
nr.17/2016 të Kuvendit konstaton se dhënat e deklaruara nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin
si kandidatit sipas ligjit 138/2015. Gjithashtu KQZ ka bërë publikimin e formularëve të
vëtëdeklarimit në faqen zyrtare të internetit.
Referuar nenit 33, gërma f të Kodit Zgjedhor, Komisioni i Zonës së Administrimin Zgjedhor ka
kompetencën për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, në
ato bashki të cilat administrohen nga një KZAZ.
Referuar ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen
ose ushtrojnë funksione publike” dhe pikës 5/1, dhe 6 të nenit 9 të udhëzimit nr.2, datë
29.01.2013 “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të
kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KZAZ duhet vazhdojnë procedurat
për rregjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni
________________________________________________________________________________
Nr . 366 i vendimit Data 15.05.2019 e vendimit Ora 11:00 e vendimit
“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për kryetar, Bashkia Mat, Z.Agron
Rufat Malaj,në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen
ose ushtrojnë funksione publike”.
“Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30
qershor 2019.
PËR KËTO ARSYE:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në nenin 23, pika 1, germa a, e Ligjit nr.10019 datë
29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’’, i ndryshuar; nenin 5, pika 4, gërma f, të
ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose
ushtrojnë funksione publike”; Kreu V, i Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e
rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, “Për
garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
VENDOSI:
1. Njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazhdimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatit për
kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë
Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019″, shkruhet në vendim.