Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, duke çuar këtë të fundit në Gjykatën Penale të Tiranës me tre akuza ‘falsifikim formulari’, ‘falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit’.
Akuzat i janë komunikuar avokatit të Kajmakut Isuf Shehu, duke qenë se ai vijon të jetë në arrati që prej nisjes së verifikimit që erdhi pikërisht pas akuzave të Partisë Demokratike.
Ishte Prokuroria e Përgjithshme ajo që kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.
Por edhe pse gjykata greke e shpalli të pafajshëm në lidhje me akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për drejtësinë shqiptare Kajmaku nuk i shpëtoi dot problemeve për shkak se arrestimin e vitit 2003 duhet ta kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit që të gjithë zyrtarët duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para se të hyjnë në garën për zgjedhje.
/a.r
Nga pergjigja qe dha drejtesia e shtetit grek ,ky nuk eshte denuar ,atehere per cfar akuzash behet fjale?