Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me tone të larta në konferencën e sotme për shtyp, vetëm një ditë pas marrëveshjes së arritur me Edi Ramën për të nisur dialogun për reformën zgjedhore.
Pas kritikave të shumta që i janë drejtuar pas vendimit të bërë publik dje, ai ka thënë se “procesi që do të nisim ka vetëm një qëllim, të rikthejë lirinë e votës”.
Basha tha se kjo betejë nuk bëhet për karrige, pasi edhe mandatet parlamentare që u dogjën kishin për qëllim ndërgjegjësimin e Përëndimit për autokracinë që, sipas tij, i kanoset Shqipërisë.
“Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as për fatet tona politike. Mandatet i dogjëm për t’i treguar botës se këtu demokracia është në grahmat e fundit. Këto veprime kishin për qëllim vetëdijësimin e Perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë për të ndaluar rënien në autokraci”, tha kreu i PD-së. /e.s/