Të gjithë pensionistët kryefamiljarë përjashtohen nga taksa e ndërtesës. Në një postim ne rrjetet sociale, Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës sqaron procedurat që duhet të ndjekin nëse nuk është përjashtuar nga taksa e ndërtesës. Sipas UKT, referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:
– pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale
– ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre
– ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë
– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
g.kosovari