Vëllai i Brunilda Kovaçit, 37-vjeçares, e cila u gjet e masakruar në një pyll në Francë ka tentuar sërish vetëvrasjen në burg.
Kjo është tentativa e dytë për vetëvrasje brenda në burg, pasi shteti nuk i dha leje për të dalë nga burgu dhe për të përcjellë të motrën për në banesën e fundit.
Shpëtim Kovaçi në herën e parë ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojës. Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet në Sallën e Operacionit.
Mjekët e Urgjencës kanë deklaruar se ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, 32 vjeç, prej 8 vitesh është në burg, pasi akuzohet për vrasje.
g.kosovari