Nga “Golden Globes” në “Critics Choice Awards”, kjo ishte java ku vëmendja ka qenë e gjitha tek çmimet në kinematografi dhe televizion. Interpretimi i tij në filmin “Joker” i dha Joaquin Phoenix çmimin si aktori më i mirë i vitit, ndërsa si aktorja më e mirë u shpall Renée Zellweger, në “Judy”.
Trofeu për filmin më të mirë shkoi për “Na ishte një herë Hollivudi”, që u vlerësua edhe për skenarin origjinal më të mirë nga Quentin Tarantino. E teksa në këtë edicion të 25, ku çmimet ishin të shumta morën pjesë aktorët më të përfolur të vitit, tapeti blu pati jo pak rëndësi.
Billy Porter di si t’i bëjë mediat të flasin për të. Me një stil gjithmonë origjinal, këtë herë ai solli një fustan saten me dy tone, kombinuar me fluturat e përkohshme tatuazh në krahët e tij. Mjaft të guximshëm në ngjyra Laura Dern dhe Andrew Scott.
Nuk kaloi pa u vënë re as fustani i qëndisur i Margaret Qualley, pavarësisht ngjyrës së zbehtë, e preferuar edhe nga Jennifer Lopez. Me një fustan të gjatë e pas trupi, 50-vjeçarja nuk ka humbur as këtë herë rastin për të treguar format e saj.
/a.r