Lajmi për lidhjen e dashurisë së modeles shqiptare Agnesa Vuthaj me miliarderin indian Chetan Sandesara, i kërkuar në të gjithë botën për pastrimin e 725 milionë dollarëve dhe mashtrim bankar, “pushtoi” mediat në Kosovë e Shqipëri.
Lajmin e bënte të ditur dhe e konfirmonte media kosovare Magazina.al.
Mirëpo, në një reagim të pak minutave më parë, Agnesa Vuthaj ka hedhur poshtë pretendimet e kësaj medie, ndërsa ka theksuar se ka lidhje me miliarderin Chetan Sandesara, por vetëm në aspektin shoqëror e familjar.
Sipas modeles, ajo punon në kompaninë e Sandesarës dhe ka qenë ndërmjetësuese për projekte në Ballkanë, e veçanërisht në Kosovë e Shqipëri.
Ajo sulmon dhe gazetarin që ka spekuluar sipas saj për lidhjen e dashurisë.
“Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.
Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja”, shkruan ndër të tjera Agnesa.
Më tej, Agnesa shkruan se nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen “familjare” me biznesmenin, bashkëshorten e tij dhe familjarët e tjerë. Ajo shkruan se ka drekuar në restorante në Prishtinë e Tiranë, si dhe ka udhëtuar me avionin privat të tyre.