Marrja e kryesisë së OSBE nga Shqipëria për vitin 2020 është bërë sot temë debati në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24. Zëvendësministri i Jashtëm Etjen Xhafaj deklaroi se kjo detyrë do të shërbejë si trampolinë për vendin tonë, për të shpalosur vlerat që mbart Shqipëria.
Teksa pohoi se vendimi në fjalë ishte falë votimit të 56 vendeve, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka ndërhyrë, ndërsa theksoi se vendimi për të marrë kryesinë ishte dhënë që në 2006-ën, kohë kur në pushtet ishte PD-ja.
PJESË NGA DEBATI
Etjen Xhafaj: Kryesia e OSBE është vlerësimi më i drejtë që mund të marrin. Është vlerësimi i 56 vendeve të tjera në organizatë që kanë votuar që Shqipëria të marrë kryesinë.
Shehu: Është marrë vendimi në 2006
Etjen Xhafaj: Kjo është përpjekje banale për të marrë meritat për diçka që nuk është.
Shehu: Është ndarë që në 2006
Etjen Xhafaj: Kjo është e pavërtetë. Vendimi është marrë para 2019-ës. 2019 ishte fillimi i Trojkës. Më pas në vijimësi Shqipëria e ndoqi situatën. OSBE është një platformë dhe vitrinë e pasur shqiptare që tregon se ka ardhur koha që ajo të luajë një rol më të rëndësishëm dhe jashtë rajonit. Nuk është e vërtetë destabilizmi i rajonit. Kemi pasur bashkëpunim. OSBE është trampolinë për të kapërcyer vlerat. Ne kemi dhe vlera shumë të mira. Që do të provohet në konferencën e parë.
Shehu: Ky vendim është marrë në 2006 me unanimitet me të gjithë vendet. Me të gjitha ngjarjes, që nga 2013 me rritjen e korrupsionit, me goditjen e lirisë së mediat.. Nuk mund të zhbëhej vendimi. Ky ishte një shans për ne. Për ne promovim. Flas për Kim Jong-un për Europën. Çështja është e qartë. S’kam dëgjuar asnjë koment pozitiv për këtë gjë. Skam dëgjuar asnjë koment pozitiv për këtë gjë. Ne në këtë rast humbën një rast pozitiv. OSBE është bënë në pozitë të vështirë. Ne kemi që në 2013-ën që jemi në opozitë. S’mund të akuzohet opozita për shkeljen e demokracisë shqiptare, për krimin, korrupsionin.