Katër të rinj nga Peqini janë shpallur në kërkim pasi goditën me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj.
Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar policia dhe ka mbërritur në vendngjarje, por të rinjtë e dyshuar ia mbathën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, kanë bërë shpalljen në kërkim të E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata goditën administratori B.H., 29 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa një person i katërt, i identifikuar si N.M., 61 vjeç po procedohet në gjendje të lirë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprimet e mëtejshme.
g.kosovari