Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shprehur optimiste për hapjen e negociatave në vitin 2020-të.
E ftuar në studion e emisionit Java në TVSH, Duma tha se në politikë nuk jemi për të bërë lutje, duke nënvizuar se ky është viti i hapjes së negociatave për vendin tonë.
E pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli në lidhje për reformën në drejtësi, ish-deputetja demokrate theksoi se është padiskutim në përkrahje të reformës.
Ajo tha se është një mbështetje absolute për reformën në drejtësi. Duma tha se reforma në drejtësi kërkon të heqë influencën e politikës në drejtësi. Sipas saj, kjo reformë duhet mbështetur nga opozita.