Besoj fort që motori konkurencial dhe frymëzues për opozitën është mundësia e përfshirjes së qytetarit tek kandidimi. Kështu është shprehur ish-deputetja demokrate Grida Duma, mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” në RTSH.
Ajo theksoi se i qëndron idesë për lista të hapura në zgjedhje, pasi sipas saj, është e vetmja mënyrë që Partia Demokratike që të rikthejë frymën tek qytetari.
“Jam shprehur dhe kam shkruar, listat e hapura. Besoj fort që motori konkurencial dhe frymëzues për opozitën është mundësia e përfshirjes së qytetarit tek kandidimi. Në qoftë se kemi një të keq dhe një tjetër më pak të keq, duhet të zgjedhimin më të mirin. Ne e dimë që krimi elektoral nuk e ka marrë akoma ndëshkimin. Si mund ta mundim krimin, autokracinë dhe instalimin e një regjimi që i ka të gjitha pushtetet përveç se me frymë. PD nuk ka pasur ndonjëherë strukturën, disiplinën, ka pasur frymëzimin dhe nuk ka bërë kalkulimet matematikore si marioneta”, theksoi Duma.
“Sa i përket listave të hapura, Parlamentit dy dhomash, e kam shkruar dhe jam koherente edhe sot. Deri në 2019, kryetari i opozitës ka qenë për Parlament dy dhomash, referendume të ulëta dhe Parlament me 100 deputetë. Nuk duhet të heqim dorë nga kjo sepse kemi hequr dorë nga mjeti më i fuqishëm që ka Partia Demokratike. Të shkosh në fitore me paranë e zezë andej, me krimin, do të shkosh me mundësinë më të madhe që ke, me frymën. Në tryezën e reformës zgjedhore do të trajtohemi jo si parti jashtë Parlamentit por si forca kryesore e opozitës”, shtoi ajo.