Një këmbësor ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur pak minuta më parë në aksin Pogradec-Qafë Pllocë.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Zërvaskë.
Pas aksidentit, i plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të aksidentuar.
g.kosovari