Presidenti i FSHF-së, Armand Duka pranoi hapur se emërimi i Christian Panucci në krye të Kombëtares ishte një zgjedhje e gabuar. Në një intervistë per të përdishtmen sportive italiane “Tuttosport”, Duka thotë se u kërkon falje tifozëve.
“Ajo zgjedhje ishte totalisht e gabuar dhe u kërkoj falje tifozëve. Për ne Kombëtarja është gjëja më ë rëndësishme dhe ai ma shkatërroi. Mendoja se ishte një njeri me karakter, por është një person që shkakton konflikte, nuk mund të jetë kurrë një trajner”.
Armand Duka tregoi për gazetën italiane pasojat që solli Panucci, shkruan “klan”.
“Pas çdo ndeshje kishte kritika, tensione me median. Për më tepër nuk mendonte për futbollin, por donte vetëm paratë. Gjëja e parë që më tha kur i fola për një shkarkim ishte kërkesa për të marrë deri në qindarkën e fundit. Tani më kërkon edhe shpërblimet për ndeshjet që nuk ishte në stol. Diçka e tillë nuk më kishte ndodhur më parë”.
Presdenti i Federatës në intervistën e tij vlerësoi arritjen e Gianni De Biasi me kualifikimin e Shqipërisë në finalet e Euro 2016 dhe punën e vlefshme të Edy Reja. /e.s/