Zgjedhjet për kryetar të PS-së që u mbajtën sot në Peqin janë shoqëruar me debate. Mësohet se pak pasi Madrid Sula u zgjodh kreu i ri i PS në këtë qytet, kryetari i njësisë administrative Gjoçaj, Bilal Hasa ka bërë vërejtjet e tij për këtë proces.
Shkaqet e këtij konflikti nuk dihen ende, ndërsa dyshohet se ai ka nisur për shkak të procesit zgjedhor për kryesimin e PS në Peqin.
I pranishëm ka qenë edhe vetë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ndërsa mësohet se konflikti ka nisur pikërisht pas ikjes së tij. Hasa është qëlluar me sende të forta dhe shqelma nga persona të cilët dyshoheshin se njiheshin mes tyre.
Hasa ka refuzuar fillmisht të dëshmojë për policinë por pas bërjes publik të rastit ai tashmë po jep dëshmi për efektivët, ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të konfliktit, si dhe kapjen e autorëve.
g.kosovari