Një studim i ri ka sugjeruar se gjenetika nuk është përcaktuesi kryesor kur bëhet fjalë për shanset që të shtoni peshë.
Për vite të tëra, amerikanët dhe shumë njerëz tjerë kanë besuar se ADN-ja e tyre e bën të pashmangshme për ta që të bëhen mbipeshë, transmeton Telegrafi.
Por studimi i ri tregon se stili i përditshëm i jetesës – pra jo gjenetika – e luan rolin më të madh në këtë aspekt, shkruan “telegrafi”.
Pas analizimit të të dhënave të mijëra amerikanëve, hulumtuesit kanë zbuluar se stili i jetesës është parashikues më i mirë sesa gjenetika në atë se çfarë do të ndodh me indeksin e masës trupore (BMI-në) përgjatë viteve.
Sipas tyre, gjenetika qartazi se ka ndikim, por faktorët tjerë janë më të fortë. /e.s/