Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e ndodhur në Rreshën, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Kastriot Reçi. Sipas “Neews 24”, që ka zbardhur edhe itinerarin e lëvizjeve të kryera nga autori, si dhe mekanizmin e vrasjes, autori e priti më shumë se 5 orë e 30 minuta duke ngrënë krikirikë.
Ngjarja ndodhi para lokalit të 47-vjeçarit, më 7 janar, ku burri u qëllua me snajper nga kati i 9 i një pallati.
Mësohet se vrasësi i Reçit zbriti nga një makinë ngjyrë gri tip ‘Benz’ në orën 06:35, para pallatit 8 katësh, ku kreu edhe qitjen nga kati i fundit i tij, përmes dritares së tualetit, nga banesa e shokut të Armando Gjinit (Një nga viktimat e sagës së hakmarrjes mes dy familjeve Gjini dhe Reçi).
Ndërkaq, policia po punon për kapjen e tij. /e.s/