Ka përfunduar takimi i radhës midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Liderët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike kanë përfunduar pak minuta më parë diskutimet që zgjatën rreth dy orë.
Ende nuk dihet nëse është arritur marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës. Pritet që nga dy partitë të dalin dhe të komunikojnë për zhvillimet në takim.
Përpara nisjes së takimit, Mustafa duke hyrë në Kuvend i ka thënë mediave se po mundohen të arrijnë marrëveshjen. Edhe Kurti deklaroi përpara takimit me Mustafën se do të përpiqej për marrëveshjen. /e.s/