Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit, ditën e nesërme do të rifillojë aksionin për prishjen e godinave të tjera që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e nesërme do të prishen 5 objekte, ndërsa aksioni do të fillojë që në orën 6:00 të mëngjesit. Ndërkohë më datë 10 janar do të shembet edhe një objekt tjetër por në këtë rast sipas IKMT do të përdoret lëndë plasëse.
“Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit, rifillon neser, dt 09.01.2020, ora 6.00, prishjet ne gjurmen ku do te shtrihet Unaza e Madhe. Jane planifikuar te prishen 6 objekte, nga te cilat nje me shperthim te kontrolluar, qe do te realizohet nje dite me pas. Objektet qe do te prishen, ndodhen prane rrethrrotullimit ne hyrje te Tiranes (ish shqiponja)” njofton IKMT.
Nisja e shembjes së objekteve në zonën e Astirit pati përplasje të mëdha mes punonjësve të IKMT dhe banorëve të kësaj zone. Protesta më jetë gjatë në Shqipëri ajo e banorëve të Astirit, u mbyll me shembjen e 33 objekteve, nga IKMT më 12 nëntor. /e.s/