Një video shqetësuese tregon një aktor iranian duke pozuar si një person me armë i cili kryen një atentat ndaj presidentit të SHBA Donald Trump në një përpjekje për një vrasje ndaj tij.
Video u shfaq ndërsa Teherani zotohet për hakmarrje të përgjakshme për vrasjen e komandantit të lartë Qasem Soleimani të premten.
Imazhet, të publikuara nga agjensia iraniane e lajmeve “Fars”, që manipulojnë pamjet në jetën reale të Trump duke u përdorur në skenë gjatë një mitingu në Nevada në 5 nëntor, në mes të frikës se një anëtar i audiencës kishte një armë.
Videoja e vrasjes së rreme tregon të shtënat e personit të armatosur te Trump, i cili më pas është larguar me nxitim nga podiumi.
Titulli i videos ishte: “Hej SHBA, nëse ju e nisni luftën, ne e mbarojmë”.
Video u publikua pasi Irani është zotuar të marrë një ‘hakmarrje të rëndë’ për vrasjen e Soleimani, i cili u pa gjerësisht si një nga burrat më të fuqishëm në Lindjen e Mesme, dhe u urdhëruar nga Shtëpia e Bardhë të ekzekutohej të premten në Irak.
Në video duket personi i cili pasi bëhet gati për të gjuajtur në drejtim të Trump shikon edhe jë foto të gjeneralit të varë Qasem Soleimani, shkruan “Daily Mail”.
Vdekja e gjeneralit Soleimani ka ngjallur thirrje në të gjithë Iranin për hakmarrje ndaj Amerikës për një vrasje që ka rritur në mënyrë drastike tensione në të gjithë rajonin./ Javanews
Iranian Video Depicts Assassination of President Trump as Revenge for Soleimani’s Death; Caption Reads: “If You Begin the War, We Will End the War” pic.twitter.com/onJs0wRjwO
— MEMRI (@MEMRIReports) January 7, 2020
Agjencia e lajmeve Fars njihet nga mediat botërore si një agjensi pothuajse zyrtare që i shërben qeverisë iraniane.
g.kosovari