Pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike dhe shkresës për prokurorinë për verifikimin e figurës së kryebashkiakut të Mallakastrës, i cili sipas saj ka fshehur dënimin në Greqi, vjen reagimi i të zgjedhurit vendor.
Në një prononcim për mediat, Qerim Ismailaj ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur nga e shkuara e tij.
Ai ka thënë se gjithçka e ka deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit, nuk ka qenë kurrë i ndaluar dhe në kohën që pretendon PD-ja ai ka punuar mësues.
“Jam i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm, unë kam deklaruar formularin, në atë kohë kam punuar mësues, nuk kam qenë i ndaluar nga policia greke”, tha thënë ai.
Pyetur për vizitën e tij të fundit në Greqi pak kohë më parë ai ka thënë: Kam motrën në Greqi, ka pasur problemet e veta familjare, ky është shkaku që kam qenë. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk kam qenë në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një detyrë zyrtare.
g.kosovari