Vëllai i Kastriot Reçit, i ekzekutuar një ditë më parë në Rrëshen tregon momentet para vrasjes. Ai ka treguar se ishte me vëllanë duke u futur në lokalin në pronësi të tij, por disa sekonda pasi ai ishte futur në lokal, Reçin e qëlluan duke e lënë të vdekur në vend.
Ai ka rrëfyer se e ka gjetur vëllain të shtrirë përmbys dhe nuk ka pasur shumë gjak, ndaj e kanë dërguar menjëherë në spital por aty është konstatuar se kishte ndërruar jetë në vend. Plumbi, siç tregon ai ka qenë mes shpatullave.
“Ne sapo kishim parkuar makinën dhe u nisëm drejt lokalit “Mirdita”. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur dëgjova njerëz tek bërtisnin dhe grumbulloheshin. Dola menjëherë i habitur pasi as krisma nuk dëgjova, dhe pashë vëllain të shtrirë përmbys.
Nuk kishte shumë gjak në rrugë dhe menjëherë e dërguam tek spitali. Kur e zhveshëm në spital, pamë që ai kishte marrë një plumb mes dy shpatullave dhe kishte ndërruar jetë menjëherë”, ka rrëfyer për të afërmit vëllai i viktimës.
g.kosovari