Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Kastriot Reçit ditën e djeshme në Rrëshen. Burimet bëjnë me dije se një kamer sigurie ka filmuar momentin kur autori është afruar pranë pallatit, në të cilin u pozicionua për të qëlluar në drejtim të Reçit.
Mësohet se autori ishte i veshur sport, me rroba në ngjyrë të zezë, në momentin që kreu vrasjen. Po kështu pranë vendit të ngjarjes është gjetur një kapuç i zi dhe dyshohet se i përket autorit.
Ish-pronari i një televizioni u qëllua nga një distancë 150 metra me snajper ditën e djeshme në qendër të Rrëshenit.
g.kosovari