Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një thirrje për protesta të fuqishme, pa ndalim deri në rrëzimin e qeverisë.
Maliqi: Gjithë kjo konferencë është për një thirrje të ndërgjegjes të shqiptarëve, të shoqërisë civbile, të opozitës, të artistëve, të mediave për një ngritje të fuqishme me protesta të vazhdueshme pa ndërprerje. Revolucion demokratik deri në rrëzimin e kësaj klase politike, kësaj rilindje të lidhur me krimin, korrupsionin dhe bandat.
Maliqi tha se viti 2019 ishte viti më i zi, pasi është nxitur krimin dhe njerëzit janë larguar.
Maliqi: Këtu është vrarë truri, këtu drejton mafia, krimi, bandat. Këtu emërohen deputetë dhe kryebashkiakë të lidhur me krimin, emërohen drejtorë të përgjithshëm të lidhur me krimin. Përgjimet e Bild treguan fytyrën e zezë të qeverisë.
/a.r