Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të ditës së sotme, në Levan të Fierit.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur trupin e pajetë, duke lajmëruar policinë.
Mësohet se bëhet fjalë për 56-vjeçarin Flamur Çervadaku, nga fshati Ferras i Fierit.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit, ku pritet që ti nënshtrohet ekspertizës.
Ndërkohë hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë, teksa po merren në pyetje familjarët e viktimës.
/a.r