Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit me raketa të trupave amerikanë në Irak.
“Mbrëmë, ne i godasim ato në fytyrë,” thotë ai, duke folur për sulmet ndaj objektivave amerikane.
Ai shtoi me tej duke thënë se: “Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimi ushtarak i këtij lloji nuk është i mjaftueshëm”.
“Ajo që është e rëndësishme është që prania e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund.”
Teksa ai mbante fjalim, turma e njerëzve përgjigjet me thirrje për “vdekje për Amerikën”.
Irani lëshoi të mërkurën 22 raketa ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak, si hakmarrje për atentatin ndaj komandantit Kasem Sulejmani.
Ushtria irakiane njoftoi se sulmet në perëndim të Bagdadit kishin për objektiv bazat e Irbilit dhe Al-Asadit.
/a.r