Masat ajrore të ftohta do vijojnë edhe gjatë ditës së sotme të jenë prezentë në vendin tonë. Për rrjedhojë, moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë orëve të pasdites. Përsëri, gati në të gjithë vendin, në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë ngrica.
Era, do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 deri 3 ballë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat parashikohen:
zonat malore -7ºC deri në 7ºC
zonat e ulëta -3ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare 0ºC deri në 13ºC