Ka përfunduar pas rreth 3 orësh, takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pa arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Në përfundim të takimit që nisi pasditen e sotme në orën 15:00 dhe përfundoi në 18:10, Mustafa ka folur para mediave, ndonëse nuk ka dhënë detaje rreth asaj që është biseduar.
“Nuk jam hidhëruar me Albinin, do takohemi nesër”, është shprehur Isa Mustafa.
Mediat kosovare bëjnë me dije se takimi mes Kurtit e Mustafës është zhvilluar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Ky takim vjen pas ultimatumit që dje presidenti Hashim Thaçi i dha Kurtit për dorëzimin e mandatarit për kryeministër. /e.s/