Në Tiranë janë 448 pallate dhe 548 shtëpi banimi që do i nënshtrohen akt-ekspertizës nëse do të shemben apo do të riparohen.
Në një intervistë për TV Klan, drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu thotë se pas fazës së parë të mbi 200 mijë akt-konstatimeve, tashmë objektet do i nënshtrohen ekspertizës së thelluar.
“Ka nisur edhe një fazë e dytë që është faza e akt- ekspertizës. Ka dalë një VKM e këshillit të ministrave që detyron institutin e ndërtimit për kryerjen akt ekspertizave përkatëse në disa . Akt ekspertiza përfshin kryerjen e të gjitha provave laboratorike në terren në objekt dhe modelimin e objektit për ët parë qëndrueshmërinë e tij dhe për të konstatuar që ky objekt mund të riparohet ose mund të mosriparohet . Instituti i ndërtimit do të kryer 1886 objekte 1-2 kate dhe rreth 146 objekte shumëkatëshe”, tha ai.
Ndërsa në Laç deri tani 60 pallate rrezikojnë shembjen.
“Janë rreth 60 pallate të tjera që janë në pjesën e Laçit që do të kryhet akt-ekspertiza përkatëse, në akt-konstatimin ne e kemi thënë që janë të pabanueshëm dhe njerëzit janë trajtuar me bonus deri në momentin që do të merret një akt-ekspertizë”, u shpreh Hysenlliu.
Por sa do të marrë procesi i akt-ekspertizës së objekteve?
“Pa tre muaj këto godina, apo edhe më tepër nuk përfundon në proces. Është detyrë projektimi dhe përcakton çfarë do të kryhet në objekt dhe si do të kryhet euro kod ted 3”, tha ai.
Hysenlliu thotë se ndryshe nga tërmeti i 21 shtatorit ku Instituti i ndërtimit nuk mori pjesë në Thumanë dhe Durrës, për tërmetin e 26 nëntorit inxhinierët e tij dhe ata të kontraktuar janë shtrirë në të gjitha qarqet e prekura. /e.s/