Prokuroria e posaçme anti-korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka vendosur të pushojë çështjen ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajti, i cili nga burgimi i përjetshëm u dënua me 25 vite burg.
Kështu nga verifikimet e kryera nga SPAK, nuk janë konstatuar elementë të veprës penale për tre gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda, Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj.
Në fillim të muajit shkurt të vitit 2019, Dritan Dajtit iu hoq dënimi me burgim të përjetshëm, duke e ulur në 25 vite burg.
Gjatë këtij vendimi u votua kundër nga dy gjyqtarët e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.
Ndërsa për uljen e dënimit të tij u shprehën në favor tre anëtarët e tjerë Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, në banesat e të cilëve policia ushtroi kontroll më pas.
Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të vitit 2009, dënim i cili u rrëzua një vit më parë.
g.kosovari