Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset janë të kalueshme.
Në Rajonin Verior gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Ndërsa qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.
Në Rajonin Qendror, në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.
Në Rajonin Jugor qarkullimi kryhet normalisht dhe nuk ka pasur reshje gjatë natës.
Temperatura kanë arritur deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.
Është punuar me kriposjen e akseve. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta. /e.s/