Një 33-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia, pasi u kap në lagjen 13 të Durrësit teksa futej në një restorant duke mbajtur një kallashnikov të fshehur poshtë xhupit.
Pas konstatimit nga ana e policisë, u reagua duke bërë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. /e.s/