Ka shkuar në 24 numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve që prej disa javësh kanë shkatërruar rajone të tëra të Australisë.
Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Juglindjen e kontinentit ishull, njëkohësisht dhe rajoni më i populluar, gjë e cila iu dha mundësi mbi 100 mijë njerëzve të evakuoheshin nga qytetet e tyre ndërkohë që dje Sidnei regjistroi temperaturën rekord, 48.9 gradë Celsius, e regjistruar në Penrith, një qytezë në periferinë perëndimore kurse në kryeqytetin Canberra, temperatura arriti në 45 gradë.
Përballë një situate të tillë kryeministri Scott Morrison urdhëroi grumbullimin dhe shpërndarjen e më shumë se 3000 rezervistëve në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, një mobilizim që nuk është parë kurrë më parë. Sipas autoriteteve, zjarret kanë djegur një zonë të barabartë me dyfishin e madhësisë së Belgjikës.
Sipas ‘Fondit Botëror të Jetës së Egër’, rezulton se zjarret e furishme në Australi kanë zhdukur gjithashtu rreth 500 milion kafshë nga më të ndryshmet. Teksa njerëzit janë larguar nga rreziku i zjarreve stafet mjekësore veterinare dhe zjarrfikësit po përpiqen të shpëtojnë me sa mundet kafshët e mbetura. /e.s/