Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një deklarate për mediat bën me dije se një pjesë e mirë e rrugëve në qarkun Korçë janë përfshirë nga dëbora.
ARRSH shprehet se në aksin rrugor Korçë – Ersekë qarkullimi kryhet pa zinxhir. Po ashtu, ARRSH thotë se drejtuesit duhet të kenë kujdes në Qafën e Qarrit, ku aktualisht ka stuhi dëbore.
Postimi i ARRSH-së:
Korçë-Ersekë qarkullimi kryhet pa zinxhir
👉Në Qafen e Qarrit, km 13-18, aktualisht ka stuhi dëbore 🌨️ drejtuesit e mjetevete të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment, pasi era e fortë sjell borën në rrugë në formë stuhie🌪️kalimi, por përpos erës së fortë kalimi kryhet pa zinxhirë✅
🚜Kontraktori është në terren që në orët e para të mëngjesit dhe po punon me 3 borëpastruese përgjatë këtij segmenti.
#UdhëtoniTëSigurt
#RrugëtKombëtare
#PërShqipërinëQëDuam /e.s/