Duket se viti 2020 ka nisur në mënyrën më të mirë për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, e cila po shijon ditët e saj të relaksit në një vend bregdetar.
Këngëtarja ka udhëtuar drejt Meksikës dhe ‘po piqet’ në diell për qejfin e saj. Madje, ajo ndau në Instagram një foto që na e bëri zili të gjithëve jo vetëm vendin ku po pushon, por edhe trupin e saj.
Albëria ka pozuar me bikini dhe një kapele mbi kokë, teksa ecën bregut të detit duke qeshur.
“E fillova me diell 2020”, shkruan këngëtarja krahas fotos ku kanë vërshuar komplimentet. /e.s/