Pemë dhe shtylla të përcjelljes së energjisë elektrike janë rrëzuar në Selitë dhe zona të tjera të Tiranës bën me dije OSHEE. Në një njoftim për mediat thotë se moti i keq ka prekur pjesë të rrjetit elektrik.
Nga fotot duket se si është këputur prej erës së fortë fideri në zonën e Selitës në kryeqytet duke lënë pa energji elektrike dhjetëra banorë.
NJOFTIMI I OSHEE
Pershendetje kolege. Moti i keq diten e sotme preku pjese te rrjetit elektrik, sidomos ate ajror. Demet jane shkaktuar kryesisht nga era e forte. Gjithesesi, brigadat e avarive ndodhen ne gatishmeri. Foto nga keputja e fiderit ne Selite, Tirane. /e.s/