Një sipërfaqe prej 148 hektarësh në qytetin Harbin të Kinës janë vënë në dispozicion të festivalit më të madh të skulpturave të akullit dhe dëborës.
Eventi nisi këtë të dielë në prani të turistëve nga e gjithë bota. Në edicionin e 36-të, festivalit iu bashkuan 10.000 punëtorë të cilët për 15 ditë i shndërruan në vepra arti 170.000 m3 akull.
Këtë herë veç kullave, ku më e madhja është 40 metra e gjatë, artistët prezantuan skulpturat e frymëzuara nga mitologjia kineze.
Pjesë e festivalit u bënë edhe aktivitete të tjera, panaire dhe ekspozita për turistët që vizitojnë Kinën. /e.s/