Në rrjetet sociale qarkullon një video ku shihet se si protestuesit serb provokojnë me thirrje nacionaliste, ndërsa lëshojnë akuza në drejtim të shqiptarëve. Pas protestës së dhunshme të dy ditëve më parë kundër ligjeve me Malin e Zi, mes tyre dhe ai për fenë, ku u sulmua dhe ambasada malazeze në Beograd, në disa pamje që kanë bërë xhiron e rrjeteve, dëgjohet teksa lëshohen thirrje anti-shqiptare.
“Kush nuk kërcen është shqiptar”, “kush nuk kërcen është çifut”, janë disa prej parullave të hedhura nga protestuesit serbë para ambasadës së Malit të zi në Beograd.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga shëtiti serb dhe ai shqiptar për këtë ngjarje. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur serbët sulmojnë me thirrje nacionaliste shqiptarët.