Statuja e Zlatan Ibrahimovic, e cila vetëm në vjeshtën e shkuar u vendos përpara stadiumit të Malmo në Suedi nuk ekziston më. Pas disa sulmeve vandal që pësoi javët e shkuar, persona ende të paidentifikuar e kanë rrëzuar përfundimisht atë.
Ngjarja ka ndoshur në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mediat në vend bëjnë të ditur se autorët janë tifozë të Malmo, ndërsa sulmet ndaj statujës së sulmuesit nisën menjëherë, pasi ai u bë pjesë e aksionerëve të klubit rival të Hammarby.