Këngëtarja dhe stilistja Victoria Beckham njihet si një prej femrave më me stil në botë.
E martuar prej afro 20 vitesh me futbollistin legjendar David Beckham, Vic, di si të tërheqë gjithmonë vëmendjen mbi vete.
Por gjatë viteve të fundit, ajo është parë thuajse gjithmonë me flokët e kapura dhe janë shumë të rralla daljet e saj me flokët lëshuar.
Lidhur e këtë zgjedhje, motivin e ka shpjeguar vetë Victoria, duke folur me make-up artist Lisa Eldridge gjatë një video-tutorial të realizuar për linjën e produkteve të saja të bukurisë, të publikuara në Youtube.
“Nuk di si ti rregulloj flokët, kështu që i kap. Në 99% të rasteve që i laj flokët, i kthej përmbys, më tej i rrotulloj dhe i kap në majë të kokës. Është kjo mënyra më e thjeshtë që kam zgjedhur, pasi nuk di ti kreh mirë dhe as ti modeloj ndryshe”, tregoi Victoria.