Nuk ka aksidente fundjave, as në mbrëmje dhe as viktima! Mund të duket e çuditshme por në kryeqytetin e Norvegjisë në Oslo, gjatë vitit 2019 ka pasur vetëm një viktimë nga aksidentet.
Kjo bëri që Oslo të cilësohet si qyteti më i sigurtë në botë për shoferët, çiklistët dhe këmbësorët, pasi gjatë vitit të lënë pas ka pasur vetëm një viktimë.
Ndërsa në të gjithë vendin nga aksidentet kanë humbur jetën 110 persona. Shkak për shkallën e ulët të vdekshmërisë nga aksidentet rrugore në Oslo, ku jetojnë mbi 673 mijë banorë, ishte plani për reduktimin e shpejtësisë në rrugë dhe shtimin e masave të sigurisë së makinave siodomos në zonat e banuara.
Po ashtu janë shtuar pistat e biçikletave, duke inkurajuar banorët që ti zëvendësojnë makinat me biçikleta për të lëvizur nëpër qytet.
Gjatë 44 viteve të fundit viktimat në asfalt kanë pësuar rënie drastike duke kaluar nga 41 të vdekur në vitin 1975 në Oslo, në një viktimë në vitin 2019.
/a.r