Gripi ka nisur të qarkullojë edhe në Shqipëri. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ben me dije se janë izoluar rastet e para dhe ben thirrje per kujdes te shtuar.
Ne nje postim ne rrjetet sociale, Bino thote:
“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”.
Ndërkohë përveç virusit të gripit në qarkullim janë dhe virozat e stinës. Rreth 11 mijë persona në javë nga i gjithe vendi sipas Institutit të Shëndetit Publik kërkojnë ndihmën e mjekut për infeksione në rrugët e frymëmarrjes, raporton abcnews.
/a.r